Transmetuar më 23-01-2017, 13:27

Aktorja Kristen Stewart tregon një sekret të panjohur për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Disa vite më parë ishte i fiksuar keq pas meje. Ishte diçka që më bezdiste”, thotë aktorja në një intervistë për revistën “Variety”.

Këto deklarata të saj përkojnë me vitin 2012, kur Trump e kishte sulmuar pas përfundimit të lidhjes së saj me aktorin Robert Pattinson, shkruan noa.al.

“Nuk e kuptoja, se si ndodhi, është çmenduri”, tha ajo./a.y/noa.al