Transmetuar më 23-01-2017, 13:05

Një grua kineze pretendon se është sulmuar nga shoqja e saj më e mirë pasi ishte xheloze për bukurinë e saj.

Gruaja e re, e njohur si Tian, ka deklaruar se së fundmi ka shpenzuar rreth 8 mijë euro për ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. 

Ajo deklaroi para policisë se shoqja e saj prej 5 vitesh, me të cilën ndante edhe shtëpinë, e ka sulmuar pasi ndërhyrja kirurgjikale e kishte bërë shumë të bukur.

Por e pyetur nga mediat vendase, shoqja e saj Hu, ka deklaruar se sherri ka pasur motive ekonomike.