Transmetuar më 23-01-2017, 12:06

Krujë, 23 janar 2017, NOA.al- Një person në Krujë tenton t’i japë fund jetës me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së djeshme ku 91- vjeçari N.P., me banim në Krujë, në gjendje depresioni, në banesë, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri.

Efektivet e policisë, të cilët kanë konstatuar se i moshuari nuk kishte kryer një akt të tillë, kishte bërtitur duke pohuar se do vetëvritej dhe e kishin dëgjuar komshinjtë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë ai u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pushkë model 56, një automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe 111 fishekë.

Ndaj të moshuarit për shkak të moshës nisi hetimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”./a.y/noa.al