Transmetuar më 23-01-2017, 09:30

Fier, 23 janar 2017, NOA.al- Një punëtor i rafinerisë së përpunimit të naftës në Fier kërcënon me hedhje nga oxhaku i uzinës.

Agim Myrdini rreth 50 vjeç, mëngjesin e sotëm është ngjitur në oxhakun i cili është rreth 40 metër i lartë dhe kërcënon me hedhje.

Ai pretendon se ka katër muaj pa u paguar dhe afro dy vjet pa ju paguar sigurimet shëndetësore.

Ndërkohë para këtij veprimi të tij, ishin me dhjetëra punëtorë të uzinës që protestuan duke kërkuar pagat. Sipas punonjësve të tjerë ai është në kushte të rënda ekonomike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po negociojnë për ta bindur për të zbritur.

Kërcënoi me hedhje nga oxhaku i uzinës, zbret pas tre orësh naftëtari

Për tre orë qëndroi majë oxhaku të kompanisë së naftës në Fier dhe kërcënoi se do hidhej, për shkak se nuk kishte marrë rrogën prej katër muajsh.

Naftëtari Agim Myrdini zbriti nga oxhaku rreth 40 metër i lartë pas negociatave me përfaqësuesin e kompanisë, pak para mesditës së sotme.

Në vendin e ngjarjes mbërritën efektivët e policisë, të cilët negociuan për ta bindur Myrdinin për të zbritur, po pa rezultat.

Fatmirësisht punonjësi i rafinerisë së naftës, zbriti pa pësuar dëmtime, pasi i’u dha siguria se do merrte të gjithë pagesat. Ndërkohë edhe punonjësve të tjerë i’u premtua se do u jepej pagesa brenda dhjetë ditëve./a.y/noa.al