Transmetuar më 22-01-2017, 21:47

Mungesa e një strehe, pamundësia për t’u ushqyer dhe kushtet e vështira me të cilat jetojnë çdo ditë 9 anëtarët e familjes Tarragjini në Gramsh, ka bërë që ata tashmë të humbin shpresat për një jetë normale.

Drama njerëzore bëhet akoma me e trishtë kur familja Tarragjini sot duhet të lëshojë dhe strehën ku kanë qëndruar deri tani.

Shkak për këtë është bërë pamundësia për të paguar qiranë.

Familja në varfëri ekstreme, tashmë nuk di se ku do të orientohet fati i saj dhe si do të jetë e ardhmja, pa një çati mbi kokë dhe pa asnjë të ardhur, shkruan BW.

Ata bëjnë apel për ndihmë sa nuk është vonë, pasi çdo ditë që kalon është mbijetesë për ta.