Transmetuar më 22-01-2017, 20:59

Përforcimi më i ri i Milanit, Gerard Deulofeu, mbërrin në Itali për t’iu bashkuar kuqezinjve.

Sulmuesi i talentuar spanjoll ka lënë anglezët e Evertonit, për të nisur një aventurë të re në Itali.

Milani arriti marrëveshje me Evertonin për huazimin e 22-vjeçarit deri në fund të sezonit.

Deulofeu pritet që nesër të kryejë testet mjekësore dhe pastaj edhe të zyrtarizohet si lojtar i Milanit.

Milani e ka transferuar futbollistin për 500 mijë euro më të drejtë blerjeje për 18 milionë euro nëse ai bind drejtuesit kuqezinj.

Për Deulofeu u interesuan edhe gjermanët e Ëolfsburgut, por në fund triumfoi Milani./noa.al/