Transmetuar më 22-01-2017, 16:51

Një vajzë ka guxuar të rrëfejë në mënyrë publike rastin e saj të trafikimit në emisionin “E diela shqiptare”, përballë moderatorit Ardit Gjebrea.

Historia e saj është transmetuar gjatë pasdites së sotme brenda rregullave të anonimatit.

Vajza vinte nga një familje e varfër dhe me probleme, ndërsa prindërit e saj ishin të divorcuar dhe mbahej nga njerka e cila sillej shumë keq me të.

Më pas ajo kaloi në familjen e xhaxhait por edhe këtu trajtohej keq, pasi këcënohej nga nusja e tij.

Në moshën 14 vjeçare ajo tregon se u përdhunua nga xhaxhai, i cili në një rast kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur.

Akti i shëmtuar ndodhte ndërsa nusja e xhaxhait ishte në shtëpi.

Ajo më pas ka treguar se është rrëmbyer dhe trafikuar.

Historia e saj:

Unë vij nga një familje më shumë vështirësi dhe me vuajtje. Historia ime ka nisur që në moshën 2-vjeçare. Me mamin tim nuk kam marrëdhënie që e vogël, pasi ajo ishte e divorcuar dhe unë jetoja me njerkën. Ajo më trajtonte si një skllave. Pastaj detyrohem të shkoj te xhaxhai, por edhe aty kisha probleme me nusen e tij. Një ditë xhaxhai vjen i pirë dhe mua më çoi te dhoma dhe më përdhunoi fizikisht në moshën 14-vjeçare. Pas kësaj ndodhie vendosa të arratisesha nga shtëpia dhe ika te një e njohur. Aty qëndrova për gati dy muaj. Një ditë dola në dyqan dhe sapo dola prej aty, dy tipa të panjohur më marrin me makinë. Në atë moment jeta ime mori fund. Mendoj që në këtë histori, xhaxhai im ka gisht në gjithçka. Ata më çuan në një qytet, në një lokal, i cili ishte lokal nate ku kërcenin balerina. Ata më kërcënuan që do të rrish këtu, ndryshe do të fusim thikën në fyt. Kam ndenjur një muaj aty bashkë me disa vajza të tjera, ku rrezikonim jetët tona. Ne aty do të punonim për klientë të ndryshëm, ku vinin rreth 30 të tillë për një vajzë në ditë. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë shtetit, por dogana na kthente sepse unë nuk kisha dokumenta. Tutori im mbante 56 persona rreth e qark që të ruanin që unë të mos arratisesha. Por një ditë shpëtova nga kjo histori e tmerrshme. Ishim në një hotel së bashku me një shoqe që e njoha aty. Edhe ajo ishte shumë e dërrmuar nga kjo histori dhe vendosi të arratisej duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë të hotelit dhe shkon direkt në polici për të denoncuar rastin. Aty më pas vijnë forcat RENEA. Aty tutori donte të më vriste kur panë forcat e policisë që unë të mos tregoja asgjë. Por falë policisë shpëtova. I bëj thirrje vajzave të reja të mso bëhen pre e këtyre mashtrimeve. Sot jetoj në një qendër dhe kam gjetur qetësinë e munguar prej vitesh.