Transmetuar më 22-01-2017, 12:31

Prezantuesja e njohur Arbana Osmani, ka zgjedhur që këtë të ditë bukur me diell ta kalojë në shoqërinë e djalit të saj, por jo vetëm.

E diela plot diell e Arbanës ka ardhur përmes një fotoje të postuar nga vetë moderatorja në rrjetin e saj social Instagram, ku në shoqërinë e tyre ishte edhe një mace dhe një vogëlushe.

Gëzimi i fëmijëve në këtë ditë kaq të ngrohtë të shton momentet e bukura të fundjavës dhe përmes kësaj fotografie Arbana përcjell vetëm emocione dhe dashuri pa fund.

“Ndalesa e preferuar ne lagje; tek Xhixhi”, – shkruan Arbana dhe si gjithmonë në fytyrën e saj nuk mungon buzëqeshja.

Në muajin mars të vitit 2015 Arbana solli në jetë djalin e saj Joni, i cili është fëmija i parë si fryt i martesës me të shoqin Ardit Kero./b.l/noa.al/