Transmetuar më 21-01-2017, 19:06

“Shkatërrimi i ISIS dhe terrorizmit islamik, do të jetë prioriteti ynë”.

Kjo është ajo që lexohet në sajtin e Shtëpisë së Bardhë, nga administrata e re me në krye Presidentin Donald Trump.

Presidenca e re do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të prerë fondet e terroristëve, lexohet më tej në sajtin e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri ditën e djeshme betimin e tij duke vijuar traditën e transferimit të pushtetit, themeluar nga Xhorxh Uashingtoni në vitin 1789.

"Unë Donald Trump betohem se në mënyrë besnike do të përmbush detyrën time si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se me mundësitë më të mira do ruaj, mbroj dhe zbatojë detyrimet e mia në respekt të Kushtetutës. Zoti më ndihmoftë", u shpreh Trump në betimin e tij zyrtar./noa.al/