Transmetuar më 21-01-2017, 17:27

Ish-banori i “Big Brother Albania 8”, Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, është arrestuar me akuzën e shfrytëzimit të bashkëshortes së tij për prositucion.

‘Bluetooth’ shkruan se 28-vjeçari nga Peja thuhet se është arrestuar më 13 dhjetor të vitit të shkuar, dhe që prej atëherë ndodhet në qeli, në burgun e Pejës. Një nga miqtë e Kikës, ka preferuar të tregojë për Gazetën Shqiptare, arrestimin dhe akuzat kundër tij

“E ka denoncuar ish-gruaja e tij për keqtrajtim dhe përdorjen e saj me qëllime përftimi”, pohon ai dhe tregon se Vlora Tahiri dërgohej në Prishtinë nga bashkëshorti, ku edhe e detyronte të kryente marrëdhënie me meshkuj.

“Në familje ajo nuk mund të shkojë më, i ka marrë edhe vajzën dhe nuk e lejon ta takojë. Vlora nuk mund t’i durojë më këto gjëra dhe ndaj vendosi që ta denoncojë, që të tregojë të vërtetën e saj. Nuk e ka bërë kurrë në praninë time. Megjithatë, një person nga Prishtina më kishte thënë që Kika ia kishte çuar bashkëshorten dhe i ka marrë 30 euro për një marrëdhënie. Nuk e besova. Jam takuar pas arrestimit të Kikës me ish-gruan e tij për kafe. Kam ruajtur raporte të mira me të dhe ajo më tregoi gjithçka, se si e ka keqtrajtuar Kika. Ajo nuk kishte asgjë, familje jo, shtëpi jo, si të jetonte? Ky e detyronte të shkonte dhe nuk i jepte para. Si mund të jetonte? Ajo është e shkatërruar plotësisht, është për t’u dhimbsur se si e ka shfrytëzuar. Ka mashtruar shumë këngëtarë. U ka marrë para për xhirime televizive dhe nuk i ka nxjerrë askund. Artistët nuk kanë thënë gjë në polici, gjithsesi për gjykatën, shfrytëzimi i ish-gruas është primare si çështje. Aktualisht Kika është në burgun e Pejës dhe pritet që gjatë ditëve që vijnë, të dalë përpara gjykatës. Normalisht, më pas do të vendoset dënimi kundër tij”, përfundon rrëfimin për Gazetën Shqiptare miku i ish-banorit.

Kreshnik Husaj dhe Vlora Tahiri janë prindër të Vesës, vajzës së tyre 1-vjeçare. Pas divorcit, Husaj ka marrë kujdestarinë e vajzës.