Transmetuar më 21-01-2017, 17:03

Ish-futbollisti i njohur anglez, David Beckahmi ka ardhur në ndihmë një gruaje të moshuar, së cilës i ra të fikët në rrugë.

Beckham ka treguar madhështinë e tij përballë njerëzve të thjeshtë, duke i ofruar një shishe ujë gruas dhe duke parkuar makinën afër trotuarit për të parandaluar kalimin e mjeteve afër zonjës.

E moshuara u ndje keq në rrugë, në afërsi të shtëpisë së Beckham në Londrën Perëndimore.

Një gjest vërtetë kuptimplotë nga ana e ish-futbollistit të njohur, sot ikonë e reklamave të ndryshme.