Transmetuar më 21-01-2017, 13:45

Vajza e ekraneve dhe modës Aurela Hoxha, duhet të ndihet vërtetë me fat që mundet të bëjë disa herë në vit pushime… dhe nga ato të bukura.

Këto ditë dimri ajo është larguar nga Shqipëria drejt Tajlandës dhe më konkretisht në Phuket, për të pushuar.

Ajo duket se po i shijon në maksimum pushimet dhe natyrën, duke publikuar në rrjetet sociale vazhdimisht fotografi.

Ditën e sotme ajo publikoi një foto ku shihet mbi një elefant, ku shkruan “Thjesht në dashuri”.

Me sa duket këto pushime janë krejt ndryshe për bukuroshen, e cila thotë se ka rënë në dashuri me vendin dhe gjithçka po kalon./a.y/noa.al