Transmetuar më 21-01-2017, 11:57

Amber Cliff, ishte një vajzë angleze 21- vjeçare e cila vuante nga një problem i rëndë. Ajo kishte gjakderdhje të vazhdueshme prej organit gjenital dhe për këtë arsye u paraqit në spital për të bërë një pap test.

Por kjo kërkesë e saj u refuzua, duke i’u thënë se ishte shumë e re… dhe më pas ndodhi drama.

Gjithçka ndodhi në Sunderland, dhe siç raporton “Metro”, vajza bëri disa herë kërkesë, por pa rezultat pasi ky shërbim jepet mbi moshën 25- vjeçare.

Pas tre vitesh e reja i’u drejtua një spitali privat dhe zbuloi se prej disa vitesh ishte e prekur nga kanceri në mitër.

Pavarësisht kurave, Amber gjeti vdekjen në moshën 25- vjeçare në 8 janar, shkruan noa.al. Para se të ndërronte jetë, ajo u diplomua në Universitetin e Sunderland dhe ju nënshtrua dy cikleve të kimioterapisë dhe radioterapisë në Freeman Hospital, të Newcastle.

Vëllai i saj Josh, ka nisur një fushatë sensibilizimi në të gjithë vendin, në mënyrë që mosha kur vajzat mund t’i nënshtrohen pap- testit të ulet./a.y/noa.al