Transmetuar më 21-01-2017, 10:59

Një aksident i rëndë rrugor me 16 të vdekur u shënua në autostradën A4, të komunës së San Martino Buon Albergo në Verona të Italisë.

Mesnatën mes premtes dhe të shtunës, një autobus me rreth 40 të rinj me moshë 14 deri në 18 vjeç, u përshi në aksident. Bëhet fjalë për të rinj hungarez që ndodheshin për ekskursion në Itali.

Pas përplasjes, autobusi i cili ishte drejtuar për në Venecia mori flakë. Një pjesë e pasagjerëve arritën të zbrisnin, ndërkohë që 16 të rinj gjetën vdekjen e menjëhershme, shkruan noa.al.

Nga ndërhyrja e policisë dhe shërbimeve zjarrfikësve, pjesa më e madhe e trupave u nxorën të karbonizuar.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan aksidentin./a.y/noa.al