Transmetuar më 20-01-2017, 22:39

Pronarët e salloneve të masazhit në Tiranë përdorin kode për shërbime seksuale në qendrat e tyre. Janë disa qendra masazhi, ku vajzat që punojnë atje ofrojnë masazhe erotike, të quajtura "body body" (nudo, trup më trup) dhe "happy end" (seks oral). Fiks Fare, për të dytën ditë me radhë, vijoi investigimin që zgjati disa muaj, duke zbuluar të tjera sallone që rekrutojnë vajza për shërbime seksuale. Në ditën e parë, u transmetuan biseda të gazetares në dy raste, ku kërkonte punë si kamariere ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si "punonjëse seksi". Ndërkohë, në emisionin e së premtes, u transmetua rasti i tretë, kur gazetarja shkon në një tjetër ambient, ku kërkon punë si masazhatore. Ekipi i Fiksit, pasi shikon disa njoftime punësimi në internet, lë takim me një pronar të një qendre masazhi. Gazetarja e takon në një bar-kafe dhe flasin për punën. Gazetarja i thotë pronarit se nuk është mirëfilltazi masazhatore apo fizioterapiste dhe nuk ka ndonjë kurs apo certifikatë. Por, një gjë e tillë nuk është problem për pronarin, pasi ai ka nevojë për një vajzë që të bëjë masazh të mirë. Gjatë bisedës, pronari i thotë Fiksit se klientët i gjen ai, po ashtu edhe pagesat. Ai i thotë se ambienti ndodhet në një apartament me qira. "Ti mund të fillosh që sot, unë flasë me klientë dhe u them që është një vajzë që bën masazh" i thotë pronari gazetares së Fiks Fare, në takimin në bar-kafe. Gazetarja e pyet pronarin se çfarë kërkojnë zakonisht klientët dhe ai i thotë masazh nudo, masazh erotik dhe "happy end", ose ndryshe seks oral. Fiksi e lë që të takohen të nesërmen që të shohin ambientin dhe flasin rreth punës dhe pagesave. Të nesërmen, gazetarja dhe pronari i sallonit të masazhit takohen. Pasi takohen, ai e merr në makinë dhe i drejtohen zonës së "Freskut" në Tiranë. Ata shkojnë në një pallat, ku apartamenti ishte në katin e parë, transmeton Top Channel. Aty shohin ambientin ku bëhet masazhi dhe diskutojnë për pagesat. Nga totali i pagesës, masazhatorja do të marrë 40 përqind. Pronari i demonstron gazetares një shembull të thjeshtë. "Mund ta lëmë 50 mijë lekë. Edhe ti ke, diku te 20 mijë lekë" i thotë ai. Në fund i shpjegon edhe kodet e masazheve. "Do masazh erotik thuaji atij, po, e ke 50 mijë lekë. Do ‘happy end’, e ke 70 mijë lekë. Ky është çmimi i të dyve ne. E do ‘happy end’ ai, gojore, se po flasim hapur, një gojore është 70. Ta prekësh, ta eksitosh pak a shumë. E kam vendos tani këtë, krijon një çik atmosferë. E di ça është ‘body body’, trup më trup? Ai është lakuriq, ti je lakuriq" i thotë pronari gazetares. 

Ndiqni videon: