Transmetuar më 20-01-2017, 20:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri betimin e tij duke vijuar traditën e transferimit të pushtetit, themeluar nga Xhorxh Uashingtoni në vitin 1789.

"Unë Donald Trump betohem se në mënyrë besnike do të përmbush detyrën time si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se me mundësitë më të mira do ruaj, mbroj dhe zbatojë detyrimet e mia në respekt të Kushtetutës. Zoti më ndihmoftë", u shpreh Trump në betimin e tij zyrtar.

Gjatë momentit që po mbahej betimi një numër personash kanë zhvilluar një protestë të dhunshme duke thyer xhamat e Bankës së Amerikës, në Ëashington./noa.al/

Më poshtë keni momentet e protestës: