Transmetuar më 20-01-2017, 17:31

Një grua ka mbetur e shpërfytyruar dhe e verbuar në njërin sy, pasi mbushja me botoks shkaktoi fryrjen e fytyrës së saj, duke e bërë të duket si alien.

54 vjeçarja Carol Bryan, nga Florida iu nënshtrua mbushjeve në 2009-ën, por ato u injektuan në vende ku nuk duhej e për pasojë balli i saj përfundoi në këtë gjendje, duke bërë që të vendoste ngjitës për të mbajtur sytë hapur.

Si të mos mjaftonte kjo, ndërhyrjet për të korrigjuar gabimin e përkeqësuan edhe më shumë situatën, duke e lënë atë të shpërfytyruar aq shumë, sa për më shumë se 3 vite ajo nuk dilte nga shtëpia dhe tentoi edhe vetëvrasjen.

Tashmë pritet që Carol t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje për të riparuar dëmin në fytyrë nga një ekspert, me shpresën se do të mund ta shpëtojë nga ky mankth. Gruaja e rrëfeu historinë e saj në programin televiziv “The Doctor”, ku dhe bëri apel për rrezikun që vjen nga ndërhyrje të tilla.