Transmetuar më 20-01-2017, 16:16

Presidenti në ikje Barack Obama dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama kanë pritur Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melanie Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në orën 17:00 pritet që Donald Trump të bëjë betimin e tij si Presidenti i 45 i SHBA-së. 70 vjeçari Republikan do të marrë Zyrën Ovale pak përpara mbrëmjes, duke u betuar të mbrojë kushtetutën.

Mandati i pronave të patundshme do të beëhet kreu i shtetit, komandanti i ushtrisë dhe ekzekutivi i qeverisë.

Presidenti i zgjedhur Trump i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania nisi mesditën e sotme ceremoninë e inagurimit me vizitën në një kishë në Uashington përpara momentit të çajit në Shtëpinë e Bardhë.

Live