Transmetuar më 20-01-2017, 12:06

Washington, 20 janar 2017, NOA.al- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidenti të ri Donald Trump, po zhvillon takime me zyrtarë të lartë amerikanë.

Mes tyre ai ka takuar kongresmenëm, senatorë dhe zyrtarë të tjerë.

Nëpërmjet postimeve në Facebook, ai informon se ka takuar me ish- kryetarin Newt Gingrich keshilltar dhe i Presidentit Trump dhe me ekipin e tranzicionit Ed Fullner, Beky Donlop, Stephen Moore dhe William Walton, kongresmenin Aderholt dhe Dana Rohrabacher etj.

Postimi i Mediut në Facebook

Të dashur miq

Momente të jashtëzakonshme këto në Washington mes miqsh ne Senat dhe Kongres dhe Heritage Foundation.

Filluam me një pritje në shtëpinë e Senator dhe kandidatit Republikan për President Ted Cruz së bashku me Bashën.

Sot dita filloj me një takim me ish- kryetarin Newt Gingrich keshilltar dhe i Presidentit Trump dhe me ekipin e tranzicionit Ed Fullner, Beky Donlop, Stephen Moore dhe William Walton.

Më tej një drekë pune me kongresmenin Aderholt dhe Dana Rohrabacher.

Së bashku me Bashën bën prezent situatën e rëndë në Shqipëri me krimin dhe korrupsionin, trafikun e drogës dhe këmbënguljen e Ramës për të manipuluar zgjedhjet nëpërmjet strukturave të shtetit të lidhura me krimin si dhe parave të drogës.

Senatori Cruz dhe në takimet e tjera theksuan se do të ketë një angazhim të ri të administratës Trump, për zhvillimet në një vend si Shqipëria aleat i SHBA në NATO i cili duhet të plotësojë gjithë detyrimet për respektimin e votës së qytetarëve dhe një qeverisje të painkriminuar

Ata theksuan se do ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe do jenë në mbështetje të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni dhe interesa që s’kanë asgjë të përbashkët me partneritetin e Shqipërisë me SHBA.

Mbasdite vazhduam me takimet në Senat dhe Dhomën e përfaqësuesve.

Me senatorin Inhofe në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit, Senatorin DeMint President i Heritage Foundation, Kongresmeni Dana Rohrabacher kryetari për Europën dhe Azinë.

Po ashtu një darkë me kongresmenin Eliot Engel kryetari i grupit për Shqipërinë dhe një grup bashkatdhetarësh, Hari Bajraktari dhe Zonja Haradinaj.

Po ashtu me përfaqësuesen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, për Pentagonin znj. Mira Ricardel ish zv/asistentja e Sekr Rumsfeld.