Transmetuar më 20-01-2017, 08:59

Pirja e ujit të ngrohtë është komentuar shpesh për dobitë që ka, e veçanërisht në dobësim. Por nëse nuk e përdorni gjerësisht, pasi të lexoni dobitë që ka, nuk do e ndani nga tavolina, e veçanërisht do e pini një gotë të tillë çdo mëngjes.

Uji i ngrohtë ndihmon në tretje, për shkak se arrin të largojë nga trupi yndyrat e ushqimeve dhe favorizon dobësimin, në dallim nga uji i ftohtë i cili i ngrin yndyrat. Ndër të tjera lehtëson dhe funksionimin e veshkave.

Një tjetër dobi është se lehtëson aparatin tretës, duke favorizuar jashtëqitjen, për shkak se stimulon qarkullimin e zorrëve.

Pirja e ngrohtë ndihmon gjithashtu për të ruajtur elasticitetin e lëkurës, për të larguar toksina dhe për ta pastruar nga qelizat e vdekura./a.y/noa.al