Transmetuar më 20-01-2017, 08:36

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Francë, ku një vajzë e vogël, vetëm 14 muajshe u shqye nga qeni i familjes, i racës rottweiler, mëngjesin e kësaj të enjteje, në Saint-Aubin të Aisne.

Qeni ju sul vajzës, duke e kafshuar në kokë. Nga hetimet e para mësohet se vajza ndodhej në krahët e nënës dhe pranë, ndërsa në oborr ndodhej motra tjetër 4 vjeçe.

Njëri nga dy qentë u sul drejt foshnjës duke e kafshuar deri në vdekje. Qeni u vra nga autoritetet pas ngjarjes, ndërsa nëna e foshnjës ndodhet në gjendje shoku, për shkak të tmerrit që pa me sy./a.y/noa.al