Transmetuar më 19-01-2017, 22:16

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka konfirmuar se italiani Marco Veronese është emëruar ndihmës i ri i trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi. Veronese kështu zë vendin e të larguarit Paolo Tramezzani, i cili mori drejtimin e Luganos.

Kujtojmë se për këtë pozicion ishte kandidat edhe legjenda Lorik Cana, por në fund FSHF vendosi për italianin.

Kontrata e Marco Veroneses është pranuar nga Presidenti Duka dhe bashkëpunimi me FSHF si ndihmës i De Biasit do të jetë deri në fund të Eliminatorëve të Botërorit me opsion që më pas palët ta rishikojnë sërish.

De Biasi dhe Veronese së afërmi do të kenë një takim për të përcaktuar planin e punës së hartuar nga vetë Komisari Teknik i Kombëtares kuqezi. Prova e parë e Veroneses në krah të De Biasit do të jetë sfida me Italinë në 28 mars./b.l/noa.al/