Transmetuar më 19-01-2017, 21:10

Një “grua” e mbytur vuri në alarm kalimtarët në Kent të Anglisë, pasi trupi i saj i vdekur lundronte mbi lumin Medway në Maidstone.

Ka qenë 21- vjeçari, Tom Maybury, i cili është tmerruar kur ka parë fillimisht “trupin” e saj mbi lumë, por që më pas rezultoi se bëhej fjalë për një kukull.

Adoleshenti mendoi se ishte një grua e mbytur. Ai menjëherë ka filluar të bërtas dhe të bëjë me gisht drejt “viktimës”, saqë pranë tij u mblodhën shumë njerëz.

Në momentin që kanë dashur të thërrasin policinë, dikush ka bërë të ditur se kjo është vetëm një kukull e fryrë, që përdoret për lojëra seksuale.

"Ajo dukej vërtet si një trup i vdekur që uji e kishte nxjerrë në sipërfaqe”, u shpreh adoleshenti.