Transmetuar më 19-01-2017, 20:17

Aeroplani me të cilin udhëtonte Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar nga Singapori në Frankfurt ka shfaqur probleme teknike.

Sipas televizionit, Report TV bëhet me dije se avaria në aeroplan ndodhi vetëm pak minuta para se të ngrihej në fluturim.

Kësisoj i gjithë delegacioni, përfshirë edhe kryeministrin Rama, kanë mbetur në Singapor si pasojë e defektit në motorin e avionit të kompanisë gjermane.

Avioni duhej të nisej nga pista rreth 3 orë më parë, por fluturimi është anuluar dhe tashmë delegacioni do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një ditë vonesë.

Kryeministri Edi Rama dje ndodhej për vizitë zyrtare në Singapor bashkë me disa zyrtarë e biznesmenë shqiptarë./b.l/noa.al/