Transmetuar më 19-01-2017, 19:57

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu nga Uashingtoni sot, pikëpamjet e opozitës pas ardhjes së administratës së re amerikane të Presidentit Donald Trump.

Zoti Basha tha në një intervistë për VOA se me ardhjen e administratës së re Trump opozita shpreson në një frymëzim të ri politik që lexohet pozitivisht si një mbështetje për Shqipërinë.

Kreu i demokratëve u pyet edhe për përgatitjen e infrastrukturës për zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri duke kërkuar nga OSBE të ndihmojë vendin tonë të realizojë standardet ndërkombëtare.

Opozitari Basha thotë se numërimi elektronik është i mundur.

Zoti Basha ndodhet në Uashington bashkë me kryetarin republikan Fatmir Mediu, si të ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të të SHBA-ve.

Ai pohoi se është i ftuar në Uashington nga Partia Republikane dhe nuk i është dashur të blejë një biletë për të siguruar vendin në ceremoninë më të rëndësishme për shtetin amerikan.