Transmetuar më 19-01-2017, 18:41

Teksa po udhëtonte me makinë me 5 fëmijët e saj, pasi kishin luajtur së bashku bejsboll, një shkëmb u shkëput dhe ra mbi makinë. Nga kjo tragjedi mbeti i vdekur vetëm djali 4 vjeç Titi, ndërsa të gjithë të tjerët mbetën të plagosur.

Ashley Grimn të cilës iu kërkua të shkonte për mjekim nuk ka pranuar dhe ka kërkuar ta nxirrte vetë ajo trupin e të birit nga makina ku kishte rënë shkëmbi, pasi vdekja e djalit e kishte lënë në gjendje të mjerueshme.

Përveç mesazhit që kjo nënë la për çdo prindër, ajo ka shkruar në Facebook edhe në lidhje me aksidentin duke thënë ndër të tjera se vdekja e djalit të saj ishte raportuar nga të gjitha mediat si të njoftohej për ndryshimet e motit apo sikur të ishte zbuluar një planet i ri.

"Një burrë quhet i ve kur humb gruan e tij dhe një grua quhet e ve për humbjen e bashkëshortit të saj. Një fëmijë që humb prindin quhet jetim, por nuk ka fjalë për një prind që humb fëmijën e vet, sepse nuk ka fjalë që përshkruan këtë dhimbje", ka shkruar Ashley e cila para disa ditësh humbi djalin në aksident.

Mesazhi që ajo la u shpërnda nga shumë njerëz, por mes tyre kishte edhe kritikë të cilët e akuzonin si nënë të papërgjegjshme./b.l/noa.al/