Transmetuar më 19-01-2017, 18:16

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitë së tij në Washington është takuar me Ndihmës Sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin. Dy zyrtarët kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve si dhe për kontrollin e kufijve përmes projekteve te reja.

Gjithashtu në fokus të diskutimit mes Metës dhe Bersin ishte dhe forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Bersin falënderoi Metën për forcimin e partneritetit me SHBA-në, ndërsa theksoi se Shqipëria mbetet një partnere e rëndësishme.

Gjatë ditës së djeshme Meta është pritur nga ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, William Broënfield, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë një sërë çështjes të rëndësishme si për forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona, reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit te organizuar./b.l/noa.al/