Transmetuar më 18-01-2017, 20:59

Video e mëposhtme është filmuar në një kopsht zoologjik në Bandung të ishullit Java, dhe tregon gjendjen shokuese të tre arinjve të bërë kockë e lëkurë nga mungesa e ushqimit.

Arinjtë duken aq të dobët të dobët saqë u duken edhe brinjët

Në video shihet momenti dëshpërues kur arinjtë zgjasin duart drejt vizitorëve në kopshtin zoologjik, duke kërkuar që tu hedhin ushqim.

Situata e arinjve ka shkaktuar zemërimin online nga njerëz nga e gjithë bota.

Pas publikimit të videos e cila ka bërë xhiro në internet, është hartuar një peticion online në të cilin kërkohet mbyllja e kopshtit zoologjik./noa.al/

Shihni videon: