Transmetuar më 18-01-2017, 15:03

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Herë pas here vranësirat do të rrezikojnë reshje të dobëta dhe lokale, më të dukshme në zonat veriore e verilindore.

Parashikohet pasditja të vijojë me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore në zonat Lindore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta në ndikimin e motit të vranët.

Sipas MeteoAlb, situata termike nuk paraqitet me ndryshime të dukshme duke beërë që temperaturat e ajrit të qëndrojnë në vlerat e tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 -5 ballë.

Europa

Ishujt Britanike si edhe pjesa më e madhe e Evropës Qendrore do të mbetet në ndikimin e  motit të kthjellët por të ftohtë. Po ashtu me mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta do të paraqiten vendet nordike dhe rajoni i balltikut.

Përsa i përket, gadishullit të Ballkanit do të vijojë me vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore. Po ashtu, reshje të dendura dëbore do të ketë në Europën Lindore./b.l/noa.al/