Transmetuar më 17-01-2017, 21:12

Një grua në Paksitan e cila dogji vajzën e saj për së gjalli për shkak të vendimit që të martohet me një burrë pa lejen e saj, është dënuar me vdekje nga autoritetet.

Parveen Bibi dogji të gjallë vajzën e saj Zeenat Rafiq, vetëm pak javë pasi ajo ishte martuar me Hassan Khan, në qershorin e vitit të kaluar, raporton CNN.

Ajo e dogji për së gjalli vajzën vajzën 18-vjeçare pak ditë më parë në shtëpinë e tyre në Lahore të Pakistanit, së bashku me ndihmën e djalit, para se ta lyente me një lloj lëndë djegëse.

Ajo më pas kishte dalë në rrugë duke bërtitur se kishte vrarë të bijën për shkak të turpërimit që vajza i kishte bërë familjes.

Gjykata dënoi gjithashtu me burgim të përjetshëm edhe vëllanë e të ndjerës, Anees Rafique.