Transmetuar më 17-01-2017, 16:04

Courtney Maguire peshonte 140 kg dhe kishte një jetë mjaft të vështirë, por pasi mori vendimin e jetës së saj ajo është kthyer në një vajzë mjaft seksi.

30-vjeçarja nga Houston, Teksas, thotë se konsumonte shumë alkool dhe lidhej vetëm me meshkuj maniakë që pëlqenin femrat obeze.

E mërzitur nga jeta që bënte, ajo u shndërrua totalisht falë ndihmës së një kirurgu estetik, palestrës dhe dietës.

Ajo peshonte 140 kilogramë, e si pasojë në vitin 2014 bëri një bypass, duke rënë në 73 kilogramë. Tani që kanë kaluar dy vjet, 30-vjeçarja ka nisur shkollën dhe kujdeset më shumë për veten e saj.

Ajo ka thënë se për të përfunduar transformimin e saj mahnitës, ka bërë operacion edhe gjoksin. “Evitova pasqyrat dhe fotografitë. Nuk doja ta shihja veten aq të shëndoshë”, ka thënë ajo.

“Pasi u zgjova nga operacioni kuptova sa serioze ishte situata, e si pasojë nisa të ushqehesha shëndetshëm”, ka shtuar Courtney./b.l/noa.al/