Transmetuar më 16-01-2017, 22:58

Arrestohet autori i sulmit me armë zjarri në klubin e natës ‘Reina’ në Stamboll, gjatë ndërrimit të viteve, ku mbetën të vdekur 39 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Abdulkadir Masharipov është arrestuar së bashku me të birin në vendin e quajtur Esenyurt, në Stamboll, pas një operacioni policor.

Mediat turke më pas kanë publikuar fotografinë e terroristit, pas arrestimit të tij nga policia.

Masharipov ishte në kërkim prej 17 ditësh nga policia turke.