Transmetuar më 16-01-2017, 20:23

Mbrojtësi anësor i krahut të majtë i Kombëtares shqiptare, pjesë e klubit francez,  Renne, Ermir Lenjani, duket se është pranë kalimit te kampionët e Kroacisë, Dinamo Zagreb.

Sipas mediave franceze, ai ka nisur bisedimet me Dinamon e Zagrebit për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së këtij muaji. 

Kontrata e Lenjanit me Renën përfundon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet ende se në çfarë forme është duke e konsideruar klubi i njohur kroat transferimin e tij.

Futbollisti shqiptar nuk arriti dot kurrë të tregonte vlerat në Ligën 1 të Francës ndërsa për shkak të mosaktivizimit me skuadrën aktuale, Lenjani e ka humbur dhe vendin e titullarit të padiskutueshëm në Kombëtaren shqiptare.