Transmetuar më 14-01-2017, 18:08

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea i ka dhënë lamtumirën artistes së madhe Anita Take, duke e cilësuar atë një artiste që ka shënjuar histori të rëndësishme në muzikën shqiptare.

Arditi ka rrëfyer se e ftuara e parë e programit që ai drejton, “E Diela Shqiptare”, ishte Anita.

“Do mbetesh përjetësisht në kujtesën e vlerave të këngës shqipe! Paqe për ty në jetën tjetër”, shkruan Arditi.

Postimi i plotë i Gjebreas:

“Anida Take – një artiste që ka shënjuar histori të rëndësishme në muzikën Shqiptare. E kam patur personalisht edhe fat: Presidente jurie në edicionin e parë “Kenga magjike 1999”. Dhe përsëri Anida Take ishte e para e ftuar tek “E diela shqiptare” në javën e parë, shtator 2008. Do mbetesh përjetësisht në kujtesën e vlerave të këngës shqipe! Paqe për ty në jetën tjetër”.

Anita Take ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Këngët e saj më të njohura janë: “Vajza me trëndafila”, “Më thuaj më do apo s’më do”./noa.al/