Transmetuar më 14-01-2017, 14:50

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të karakterizojnë motin në të gjithë territorin e vendit por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Edhe orët e pasdites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira më të dendura zonat malore Lindore. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 gradë në orët e mëngjesit por orët e mesditës nuk do të sjellin shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në verilindje të kontinentit do të bëjë që Europa Lindore dhe verilindore të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura dëbore, ku më problematike situata do të paraqitet në Rusi.

Gjithashtu me vranësira dhe shira do të jetë moti për Greqinë dhe Turqinë por shirat do të jenë të dobët dhe të përkohshëm. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinenti Europian do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët. Me temperatura të ulëta do të paraqiten vendet nordike./b.l/noa.al/