Transmetuar më 13-01-2017, 13:21

Tiranë, 13 janar 2017, NOA.al- Një vajze re në Kamëz ka rënë pre e përdhunimit të një djali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së njohur si Kthesa e Kamzës, ku i dyshuari G.Gj., 31 vjeç, është shpallur në kërkim.

Ka qenë 29- vjeçarja me iniciale T.K., e cila bëri denoncim në polici, duke thënë se gjithçka ka ndodhur paraditen e së enjtes rreth orës 10.00.

Sipas dëshmisë së të resë, i dyshuari ka abuzuar seksualisht me të nëpërmjet dhunës. 

Noa.al mëson se e reja me banim në Tiranë, është paraqitur në ambientet e komisariatit të policisë Nr 3, ditën e djeshme dhe ka bërë kallëzim.

Ajo ka thënë se gjithçka ka ndodhur më 5 janar, ku G. Gj., në afërsi të kthesës së Kamzës, ka kryer marrëdhënie seksuale, kundra dëshirës së saj, por pa dhënë detaje se pse denoncimin e ka bërë disa ditë më vonë.

Burime nga policia informojnë për Noa.al, se e reja ishte njohur në rrjetet sociale me G. Gj., pak kohë më parë.

Para disa kohësh ajo e kishte denoncuar të dyshuarin, duke thënë se e ngacmonte në rrjetet sociale dhe e kërcënonte, por nuk e kishte treguar emrin e tij.

Të njëjtat burime shtojnë më tej, se efektivët e policisë e kioshin këshilluar të mos komunikonte më me të, në mënyrë që të mos rrezikonte.

Dyshohet se e reja ka ndërprerë çdo kontakt me 31- vjeçarin, çka mendohet se ka sjellë edhe acarimin e tij.

Por më pas dyshohet se mes tyre ka pasur sërish komunikim dhe se të enjten e 5 janarit kishin lënë takim. Aty mendohet se kanë debatuar mes tyre, dhe se gjithçka ka përfunduar nën dhunën e të riut, i cili e ka përdhunuar.

Gjithashtu dyshohet se mes tyre ka pasur dhe raporte të tjera seksuale, por për këto detaje vijojnë ende hetimet.

Për rrjedhojë pas denoncimit ndaj tij materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”/a.y/noa.al