Transmetuar më 12-01-2017, 11:12
Publicitet

Tiranë, 12 janar 2017, NOA.al- Tre të rinj të dyshuar për vjedhje në një dhomë hoteli në Tiranë, janë vënë në prangat e policisë.

Erdi Muçllari, 20 vjeç, Ergys Hysejni, 20 vjeç dhe Oktavian Sala, 20 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuan nga efektivët e komisariatit nr.3, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kryer vjedhje në një dhome hoteli në Tiranë.

Të dyshuarit pasi kanë parkuar mjetin në parkimin e hotelit kanë shkuar tek një nga dhomat dhe duke ushtruar forcë kanë hapur derën e dhomës, ku në brendësi të saj kanë marrë disa pije nga mini bari dhe disa aksesorë të dhomës, më pas janë larguar me automjetin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë u bë sekuestrimi i automjetit tip “Mercedes Benz”.

Ndaj tyre vijojnë ende hetimet për zbulimin e rasteve të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vjedhja”./a.y/noa.al

Loading...