Transmetuar më 11-01-2017, 18:10

Shtatzënë dhe me një djalë tre vjeç, një grua e re italiane, zbulohet gjatë kontrollit në port se fshihte drogë.

Bëhet fjalë për një grua napoletane e cila ka zbarkuar ditën e djeshme në portin e Barit, ku pas kontrollit u zbulua se fshihte 700 gramë heroinë të mbështjellë me celofan.

Ishte qeni i antidrogës ai që bëri të mundur zbulimin e heroinës që mbante të fshehur gruaja napoletane në brezin që mbante në bark për shkak të shtatzënisë.

Gruaja e re u arrestua nga policia kufitare e Barit sapo zbriti nga një traget që vinte nga Shqipëria, raporton noa.al duke cituar burimet zyrtare të policisë italiane.

Tashmë ajo akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës dhe ndodhet në arrest shtëpiak.

Policia thotë se ka nisur hetimet për të kuptuar skemën e furnizimit dhe shitjen e  heroinës, në zonën e Napolit.

Droga që iu gjet gruas shtatzënë, në tregun e zi narkotik kapte vlerën prej të paktën 50 mijë euro. /noa.al/