Transmetuar më 11-01-2017, 13:59

Tiranë, 11 janar 2017, NOA.al- Një grua e moshuar në Bathore e ka pësuar, duke kërkuar dëshpërimisht shërim për vajzën e saj.

71- vjeçarja P.S., me banim në Bathore në periferi të kryeqytetit, gjatë ditës së djeshme ka bërë denoncim në polici për shkak të humbjes së një shume parash që një grua e cila ishte hequr si “mjeke popullore” i’a kishte marrë.

Më konkretisht siç mëson Noa.al, e moshuara kallëzon se gjatë së dielës, në banesë me anë të mashtrimit duke i premtuar shërimin e vajzës, një grua i ka marrë një sasi lekësh, duke i premtuar se e bija do bëhej mirë.

Gjithçka për shkak se vajza e të moshuarës prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, detajet e së cilës nuk bëhen të ditura dhe se nuk kishte shërim.

Duke besuar në fjalët e grave të zonës, ajo kishte dëgjuar për të dyshuarën se nëpërmjet kurave popullore dhe “yshtjes” mund t’i bënte derman vajzës së saj.

Por duke qenë se e dyshuara pasi i mori një shumë të konsiderueshme parash humbi çdo gjurmë, e dëshpëruar 71- vjeçarja bëri denoncim në polici./a.y/noa.al