Transmetuar më 10-01-2017, 21:24

Vazhdës së urimeve në 75-vjetorin e lindjes së aktorit të madh Robert Ndrenika, i është shtuar edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, e cila ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Aurela e cilëson Robertin mjeshtër, enciklopedi dhe legjendë të gjallë.

Këngëtarja ndihet me fat që ka jetuar në kohën kur Roberti i dha shumë teatrit dhe filmit shqiptar.

Postimi i Aurelës:

“Edhe 100 mjeshtër, enciklopedi , legjendë e gjallë. Sa me fat jemi që jetuam në kohën kur ti i dhe kaq shumë teatrit e filmit shqiptar. E jemi akoma duke marrë nga shpirti yt i derdhur në role. Sot 75 vjetori. Urime Robert Ndrenika”./noa.al/