Transmetuar më 10-01-2017, 20:26

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho përgatitet të interpretojë përkrah Placido Domingos në Royal Opera House Muscat në Oman, nesër në ora 19.00 me orën lokale. Ajo ka publikuar një moment nga provat me komentin “duke punuar për koncertin e radhës” ku sopranoja shihet përkrah tenorit me famë botërore Placido Domingo.

Koncerti në operën mbretërore te Moscat do të interpretohet nga dy orkestra të rendesishme italiane si Orkestra Filarmonike e Brescias dhe ajo e Bergamos.

Më herët më 6 janar Ermonela Jaho pati një performancë të shkëlqyer në televizionin francez France 3, shoqëruar nga Orkestra Shtetërore Franceze.

Sopranoja Jaho rezervoi arien “Ebben, në Andro Lontana” nga Catalani.

Viti 2016 ka qenë një vit i artë për sopranon shqiptare dhe gjatë gushtit ajo interpretoi Violetën tek Traviata, në Francë ku Zhermont ishte tenori Placido Domingo në Choregie d’ Orange.

Përveç kësaj gjatë vitit të shkuar erdhën çmime, mirënjohje dhe role që e kanë ngjitur në majën e skenave operistike e po aq në vëmendjen e mediave botërore. Ndërsa gjatë muajit shkurt në agjendën e sopranos shtohet Opera e Sydneit në Australi ku do të interpretoje operën Traviata.