Transmetuar më 04-01-2017, 12:54

Tiranë, 4 janar 2017, NOA.al- Kuvendi i Shqipërisë shpall vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit, post i cili aktualisht mbahet nga Igli Totozani.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Kandidatët duhet të mos jenë anëtarë të partive politike ose organizatave politike dhe nuk duhet të ketë konflikt interesi në ushtrimin e funksioneve publike.

Informacion i detajuar lidhur me kriteret e kandidatëve

Bazuar në Vendimin nr 3 datë 28.12.2016, të “Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, ftohet çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë:

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit

Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:

-të jetë shtetas shqiptar.

-të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

-të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;

-të mos jetë dënuar penalisht

– të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumentet duhet të përmbajnë:

-Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur

-CV-në, nr kontakti tel/email/

-Fotokopje e kartës së identitetit

-Librezë pune e noterizuar

-Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar / studime pas universitare/ të noterizuara

-Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.

-Plotësimi dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.

Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumentet dhe afati i paraqitjes së tyre bëhet brenda 20 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi.

– Kandidati duhet të ketë në vëmendje edhe përcaktimet 10, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar: Deklaratë për mosqenien anëtar i partive/organizatave politike

– Kandidati duhet të ketë në vëmendje përcaktimet në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar:

Deklaratë se nuk është në konflikt interesi me përcaktimet ligjore të nenit 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

Më poshtë janë dhe modelet e dy deklaratave që duhen të firmosen nga kandidatët datën e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar.

Deklaratë

Mbi mos qenien anëtarë i partive politike ose organizatave politike

Unë i/e nënshkruari/a _______________________________, me cilësinë e kandidatit për Avokat të Popullit, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:

Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në nenin 10, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.

Në përputhje me to deklaroj nën përgjegjësinë time ligjore, se nuk kam asnjë pengesë ligjore për t’u zgjedhur Avokat Populli, pasi nuk jam anëtar i asnjë subjekti politik, parti/organizatë politike.

Data e dorëzimit të deklaratës ________________

Emri,  Mbiemri,  Nënshkrimi

____________________________

DEKLARATË

Mbi konfliktin e interesave

Unë i/e nënshkruar i/a _______________________________, me cilësinë e kandidatit për Avokat të Popullit, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:

Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

Në përputhje me ta deklaroj se nuk kam asnjë pengesë ligjore për tu zgjedhur Avokat PopulliData e dorëzimit të deklaratës ________________

Emri,  Mbiemri,  Nënshkrimi