Transmetuar më 04-01-2017, 08:58

Mëlçia është organi ku akumulohen toksina dhe helme të ndryshme si dhe i vetmi që mund të rigjenerojë vetveten.

Në vetëm dy ditë ju mund ta pastroni mëlçinë fare thjeshtë dhe me vetëm dy përbërës, duke shmangur akumulimin e dhjamit.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të përdorni ujë dhe rrush të thatë që në mëngjes.

Në një enë hidhni një gotë me rrush të thatë dhe më tej shtoni tre gota me ujë. Këtë masë viheni të ziejë për afro dy orë.

Më tej hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 24 orë. Nga masa e përftuar në mëngjes pini një filxhan kafeje me lëng.

Për të pastruar plotësisht mëlçinë këshillohet që ta përdorni këtë praktikë për një javë rresht. Por nëse nuk mundeni, edhe me dy ditë do të ndjeni rezultatet e para./a.y/noa.al