Transmetuar më 03-01-2017, 20:00

Themeluesi i rrjetit social më të madh në botë, Marck Zuckerberg ka hequr nga profili i tij treguesin se është ateist. Me rastin e Krishtlindjes, ai bashkë me urimin për këtë festë u uroi ndjekësve të tij festën Hanukkha, një festë kjo hebraike. Një komentues e pyeti nëse është më ateist dhe Zuckerberg iu përgjigj prerë: “Jo”.

“Jam rritur si hebre dhe më pas kalova një periudhë ku vija në pikëpyeje shumë gjëra, por tani besoj se religjioni është shumë i rëndësishëm”, shkroi Zuckerberg. Ndryshimi i boshtit nga themeluesi i Facebook ndodh në vitin kur ai takoi Papa Françeskun.

Ndërsa më parë, ai ka postuar dhe foto duke u lutur si budist. Bashkëshortja e tij praktikon këtë religjion. Postimi i tij shkaktoi debat të madh pasi arriti deri në mbi 28 mijë komente.