Transmetuar më 03-01-2017, 15:52

Koreografi Albi Nako vjen në një rrëfim të sinqertë për një sëmundje të tendinave të kockave që e ka prekur prej 4 vitesh, aq sa ka momente kur ecën me paterica.

Balerini i njohur Nako e pranon se e ka shqetësuar kjo sëmundje, por thotë se realiteti duhet pranuar dhe po trajtohet me fizioterapi.

A mban dietë një balerin si Albi Nako?

Nuk mbaj dietë, e kam lëshuar dietën dhe të jem i sinqertë nuk jam fare në formën time fizike fare, për arsye shëndetësore, fiziologjike

Prej katër vitesh kam një problem kronik gjunjësh, që arrij deri të eci dhe me paterica. Është sëmundje e tendinave të kockave, profesionale që duhet mirëmbajtur. Është nga lodhja ndofta dhe nga mënyra si jemi ushtruar jo në mënyrë profesionale por mund të kemi abuzuar me trupin dhe kam arritur në një pikë që nuk jam në ushtrimin tim maksimal lidhur me profesionin sepse kam probleme me gjunjët.

Hera e fundit që më ndodhi ishte para 8 muajsh. Unë merrem shumë me fizioterapi, ilaçe ekstrakte bimore. Arrijnë që gjunjët dhe kaviljet më fryhen. Kjo më ka shqetësuar por është një realitet që dua ta pranoj. Kjo është arsyeja pse unë jam mbi peshë.

Nuk jam abuzues me ushqimin, por mbipeshën e kam nga kjo, dhe e vuaj, sepse nuk jam në formën më të mirë, pse jo gjatë programit të “Dance with me” të kërceja në mënyrë honorifike.

Shikoni videon: Albi Nato flet për sëmundjen etij pas minutës 33: 30