Transmetuar më 02-01-2017, 22:23

Një artikull i publikuar tek revista “Comprehensive Reviews in Food Science and Food Safety” zbulon se uthulla përmban një përzierje substancash kimike, të cilat luftojnë shumë probleme shëndetësore, madje edhe kancerin.

Hulumtuesit shkencorë thonë se uthulla është një alternativë për të krijuar ilaçe kundër diabetit dhe antibiotikë të tjerë.

Në vitet 400 p.e.s., Hipokrati e përdorte atë për të ulur temperaturën, ndërsa tashmë shkencëtarët po e vëzhgojnë më nga afër kurën historike.

Raporti i publikuar nga revista e specializuar ndërkombëtare, evidenton se uthulla në përgjithësi, përmban një përzierje substancash kimike, të cilat luftojnë infeksionin bakterial, ulin nivelet e yndyrave të dëmshme dhe sheqerit në gjak, madje luftojnë edhe kancerin.

Konsumimi i 2 lugëve gjellë me uthull molle të holluar në ujë, para çdo vakti, redukton me 20-40% nivelin e sheqerit në gjak tek personat me diabet tip 2.

Shkencëtarët shpjegojnë se uthulla përmban acide natyrale të quajtura polifenolë dhe kimikate në ngjyrë kafe, të quajtura melanoidinë, që mund të vrasin bakterin e keq. Këto dy kimikate janë antioksidues, prandaj ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionit dhe kancerit.

Acidi acetik tek uthulla është gjithashtu shumë i rëndësishëm për trupin, pasi e ndihmon të rregullojë nivelet e yndyrës dhe sheqerit në gjak. Studimet kanë treguar se uthulla aziatike, prodhuar nga orizi dhe drithëra të tjera, mund të parandalojë rritjen e qelizave kancerogjene.

e sheqerit në gjak tek personat me diabet tip 2.

sheqerit në gjak tek personat me diabet tip 2.