Transmetuar më 01-01-2017, 01:55

Të nderuar lexues, gjeni më poshtë horoskopin e muajit Janar 2017 për të 12 shenjat zodiakale.

Horoskopi është përgatitur nga astrologu i njohur italian Paolo Fox dhe përkthyer e redaktuar nga noa.al.

Lexoni edhe: Horoskopi i të 12 shenjavezodiakale për vitin 2017

DASHI

Horoskopi për ju tregon që ky do të jetë një muaji i pasur me sfida, diçka e papritur do të verifikohet në çdo moment që gjërat të marrin një zgjidhje. Pavarësisht kësaj janari vjen me emocione, simpatik dhe i devotshëm sidomos për ata që kanë probleme në çift. Ditët e para të muajit duhet të jenë më të komplikuarat, por jini të duruar sepse Venusi do ju sjellë zgjidhje. Gjatë kësaj periudhe mund të zhvilloni projekte të reja dhe të keni mundësi të ndryshme në karrierë. Fillimisht do të përballeni me disa pengesa të cilat shumë shpejt do t’ju çojnë në një jetë të re profesionale. Mundohuni të mos shpenzoni shumë lekë sepse shpenzimet e tepërta nuk ju lejojnë të investoni në projekte të rëndësishme.

DEMI

Për të gjithë ju kjo nuk do të jetë një periudhë shumë romantike, por falë karakterit tuaj të qetë do të kapërceni vështirësitë. Ndikimi i Saturnit do ju tregojë se gjëra akoma më të komplikuara do ju mbajnë larg nga njerëzit tuaj të afërt. Mundohuni të tregoni më të mirën tuaj sepse në të kundërt nuk do të arrini asgjë. Në profilin e punës ju do të jeni shumë të ngarkuar dhe do të keni të bëni me situata emergjente të cilat do ju shkaktojnë situata të tensionuara. Mundohuni të veproni me qetësi. Financat në ditët e para të janarit do të shkojnë për blerje të pamenduara.

BINJAKËT

Ky muaj do të karakterizohet nga situata të tensionuara sidomos në pjesën e parë. Në dashuri do të keni disa kriza dhe do të ketë nga ato çifte që nuk do të mund të gjejnë një zgjidhje. Mund të gjeni zgjidhjen e duhur vetëm nëse e merrni situatën me qetësi. Relativisht në sektorin e punës do të paraqitet një periudhë e frytshme, por edhe shumë e rrezikshme. Nëse keni në mendje projekte të reja ky është momenti duhur për ti vënë në zbatim. Lini pas stresin dhe mos lejoni që ai t’ju prishi mundësitë e mira të punës dhe ekonomisë. Fundi i janarit do të jetë i mbushur me suksese.

GAFORRJA

Në pjesën e parë të muajit priten t’ju ndodhin disa gjëra të papritura dhe aspak të rehatshme. Megjithatë për fat të mirë do keni ndikimin e Saturnit me të cilin do arrini të vini rregull në jetën tuaj. Në dashuri, do bëni një analizë të gjithçkaje edhe të atyre që keni kaluar dhe më pas do merrni një vendim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Përsa i përket punës ky muaji parashikohet të jetë i mirë, do keni mundësi për të zhvilluar projekte të mëdha dhe të bëni përparime në nivel profesional. Edhe financat tuaja do të vinë duke u përmirësuar.

LUANI

Gjatë kësaj kohe ju do të kuptoni më mirë lidhjen midis marrëdhënieve në çift dhe punës. Dikush me të cilin ndani punën mund të tërheqë vëmendjen dhe zgjedhjet tuaja lidhur me karrierën mund të ndikohen nga ndjenjat. Në dashuri janari do të jetë një muaj i cili do të karakterizohet nga momente të fokusuara në komunikimin dhe shkëmbimin e ideve me partnerin/en. Përsa i përket punës do të jetë Venusi çelësi i duhur për të vënë në punë veprat tuaja. Edhe në qoftë se ju keni një lidhje dashurie në vendin e punës, mos u shqetësoni pasi kjo nuk do të shkaktojë një rënie në efikasitetin tuaj apo të ndonjë problemi tjetër.

VIRGJËRESHA

Ky muaj premton shumë lumturi në aspektin sentimental, kjo e dhënë për ju nga prania e Venusit në shtëpinë e dashurisë. Emocionet do të jenë më të forta, ju do të përjetoni përvoja emocionale në një mënyrë më të lumtur. Gjithashtu nuk ngelet pas as ana profesionale ku ky muaj do të jetë shumë i frytshëm edhe për punën tuaj. Në 10 ditëshin e parë, Mërkuri do ju bëjë më kreativ, duke ju dhënë më shumë motivim dhe aftësinë për t’u përqendruar. E gjithë kjo do të japë me efikasitet. Por, në 10 ditëshin e fundit të muajit ju do të jeni në gjendje të për të menaxhuar biznesin tuaj në një mënyrë fitimprurëse deri sa të arrini sukses. Në planin financiar do hasni disa probleme me buxhetin, pasi do humbisni goxha para me shpenzimet.

PESHORJA

Për ju që jeni në çift pritet të përfshiheni në disa konflikte të cilat do vijnë si rezultat i disa problemeve të kaluara, duke vënë në rrezik marrëdhënien tuaj. Ju do shqetësoheni shumë për gjithçka që do të ndodh përreth jush dhe do reagoni edhe ndaj provokimeve më të vogla, ndërkohë që partneri/ja juaj do ketë një sjellje sfiduese dhe impulsive. Gjatë muajit janar, dëshira për performancë më të mirë në punë do t’ju motivojë edhe më shumë; me fjalë të tjera ju do të jeni shumë më aktiv këtë muaj se sa në periudhën e fundit. Në jetën profesionale ju do të bëni përparim të madh, por do të përballeni edhe me shumë situata të paparashikuara. Ruajtja e qetësisë do t’ju sjellë sukses.

AKREPI

Ky muaj i parë i vitit do të shfaqë një çrregullim dhe një periudhë jostabël, veçanërisht në fushën sentimentale. Edhe për marrëdhëniet e krijuara tashmë mund të ketë komplikacione. Kjo kohë premton të jetë një periudhë shumë e keqe ku do ju dalin pengesa, rivalitet, armiqësi. Ky nuk do të jetë një janar i lehtë, por nëse tregoheni të duruar do arrini të kapërceni gjithçka. Duhet të jeni të kujdesshëm përsa i përket edhe punës, por gjithmonë duhet të keni një plan alternativ në rast se gjërat shkojnë keq. Përsa i përket financave do kaloni situata të ndryshme, por gjithsesi nga gjysma e dytë e muajit situata do vijë duke u stabilizuar.

SHIGJETARI

Dhjetë ditët e para të muajit janar do të shënohen me disa vështirësi financiare nga shpenzimet e tepruara të cilat do ju përfshijnë edhe në grindje me partnerin/en. Por tensionet do të jenë kalimtare kështu që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Gjatë kësaj kohe ju do të kuptoni më shumë për karakterin e njeriut tuaj të zemrës që do t’ju ndihmojë të përmirësoni marrëdhënien tuaj në çift. Financat në këtë muaji të parë të vitit 2017 do të karakterizohen nga një dinamizëm i caktuar; gjithsesi nuk rekomandohet aplikimi apo marrja e ndonjë kredie. Qëllimet tuaja profesionale do të përqendrohen në rritjen e të ardhurave në para.

BRICJAPI

Në krye të listës së prioriteteve tuaja për muajin janar qëndrojnë marrëdhëniet romantike. Me ndikimin e Venusit dhe Jupiterit ju do të bëheni më pasionant dhe do rrisni dëshirën për të dashuruar. Megjithatë jo gjithçka do të jetë fushë me lule, ju duhet të luftoni për të marrë atë që dëshironi. Duhet të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja, gjithashtu dhe falë testeve që do kaloni do provoni edhe sukseset. Përsa i përket punës do arrini më shumë përfitime nëse punoni në ekip edhe pse nga natyra jeni më të prirur për të qenë vetëm. Financat mund të ketë disa ulje-ngritje, por ju do arrini t’i mbani nën kontroll.

UJORI

Ky muaj premton mjaft komplikime në aspektin e dashurisë. Duket sikur nuk do mund të keni dot kontroll mbi atë që ndodh me ju. Konfigurimi astrologjik i kësaj periudhe është shumë negativ dhe ju përfshin në mundësinë e tradhtive, zhgënjimit dhe vetmisë. Situata do vijë duke u përmirësuar gradualisht gjatë 10 ditëshit të dytë derisa të përshtatet plotësisht deri në fund të muajit. Karriera do të jetë objektivi juaj kryesor dhe objektiv në fushën që ju jep kënaqësinë më të madhe. Ju nuk do të preferoni rrugën e lehtë, por në sajë të aftësive tuaja do jeni në gjendje për të arritur qëllimet që keni vendosur. Ndërsa financat në muajin janar do jenë mjaft të mira.

PESHQIT

Pjesa e parë e muajit do të jetë shumë i suksesshëm për ju, sidomos në profilin e dashurisë. Nuk do të keni diskutime, por vetëm momente të këndshme, gjithmonë nëse përpiqeni të ruani kontrollin. Në gjysmën e dytë të muajit çdo mosmarrëveshje e cila mund të ketë mbetur do të largohet, edhe pse nuk mund të konsiderohet plotësisht e mbyllur. Jeta juaj profesionale do të sjellë ndryshime, dhe ka mundësi të përfshiheni në disa fusha ku deri tani keni qenë fare të panjohur siç është kultura apo arti, për shembull. Në planin financiar do tregoheni të matur me shpenzimet dhe do punoni shumë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Horoskopi i të 12 shenjave zodiakale për vitin 2017

Njihuni me gabimet që bëni kur pini sipas shenjës së horoskopit

Gabimet që bëni kur pini sipas shenjës së horoskopit

Njihuni me 3 femrat më xheloze sipas shenjës së horoskopit

Nga çfarë frikësoheni sipas shenjës së horoskopit

Zbuloni planetin që i përkisni, sipas shenjës suaj së horoskopit dhe karakteristikat

Studimi, ja shenjat e horoskopit që kanë tradhtuar në 2016-ën