Transmetuar më 27-12-2016, 21:13
Publicitet

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur nga një automjet.

Mediat kosovare shkruajnë se i dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit. 

Loading...