Transmetuar më 27-12-2016, 18:06

Ministria e Turizmit do te këtë gati në vitin që vjen kalendarin turistik gjithëvjetor. Qëllimi është evidentimi i të gjitha zonave ku turizmi ka më shumë premisa të jetë gjatë gjithë ditëve të vitit.

Në një aktivitet për këtë qellim, ministrja Ekonomi tha se sfida është zgjatja e sezonit turistik. Për të realizuar këtë, sipas Ekonomit, nevojitet alternimi i aktiviteteve, ku turistët të mos përdorin vetëm detin, por edhe malin.

Himara është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike ndaj dhe janë publikuar 15 libra në dy gjuhë të ndryshme, për 15 zonat rurale të bashkisë Himarë, të cilat kanë vlera për t’u vizituar.