Transmetuar më 24-12-2016, 14:57

Punët, humori dhe dashuria sot janë në ekuilibër të plotë. Një ditë e mbushur me momente gëzimi dhe qetësie që do e shijoni në çdo çast. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara, pasi në të kundërt do lëndojnë veten. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me blerjet.

Dashi

Një dëshirë e madhe për të mos bërë asgjë dhe për të ndenjur të qetë pranë njeriut të zemrës. Ide brilante në mendje se si do të nisni vitin e ri. Beqarët do jenë të hapur ndaj ftesave për takime, por nuk do vendosin lehtë për të marrë vendime që lidhen me të ardhmen. Financat do jenë të mira.

Demi

Sot ndjenja e xhelozisë nuk po ju ndahet. Me kalimin e orëve do të kuptoni që çdo gjë ishte e kotë dhe partneri/ja ka sy vetëm për ju. Beqarët do kenë një ditë mbushur me emocione ku shumica prej jush do marrin dhe japin deklarata dashurie. Në planin financiar bëni mirë të organizoni të ardhurat tuaj për të shmangur problemet.

Binjakët

Do të irritoheni me çdo gjë dhe me çdo situatë ju të dashuruarit. Sidomos për ju që këtë ditë jeni në punë gjerat do të shkojnë shumë keq. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe do jenë të sigurtë në vendimet që do marrin për të ardhmen. Në planin financiar do dini si të veproni dhe nuk do keni probleme.

Gaforrja

Partneri/ja dhe personat e dashur do të jenë pjesë e juaja gjatë gjithë ditës sot. Po mendoni për dhuratat dhe surprizat që do t’ju bëni në fundvit. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara, pasi në të kundërt do lëndojnë veten. Financat do arrini ti mbani nën kontroll falë menaxhimit të mirë.

Luani

Edhe pse sot nuk ndiheni mirë nga gjendja shëndetësore do t’ju duhet të mbyllni disa gjëra të rëndësishme që i kishit lënë për në moment te fundit. Beqarët nuk do kenë mundësi të mira sot për takime, prandaj duhet të presin edhe pak kohë dhe të tregojnë durim. Financat do jenë të mira, do keni mbrojtjen pozitive të yjeve.

Virgjëresha

Do të keni debate të ashpra me një ortak në biznes ose me eprorin tuaj. Viti i ri nuk do t’ju gjejë mirë nga ana emocionale. Beqarët do marrin ftesa të shumta për të dalë në takime, por do i refuzojnë pasi nuk ndihen gati për të bërë ndryshime. Financat do vinë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Peshorja

Tensioni i ditëve të fundit të festave ju ka kapur dhe ju. Çdo gjë bëhet me vrap dhe në rrëmujë e sipër. Mund të harroni partnerin/en pa dhuratë. Beqarët pa e kuptuar do tërhiqen nga një person aq shumë sa do besojnë te dashuria me shikim të parë. Financat nuk do jenë të mira, kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Punët, humori dhe dashuria sot janë në ekuilibër të plotë. Një ditë e mbushur me momente gëzimi dhe qetësie që do e shijoni në çdo çast. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe flirtues sot dhe do bëjnë për vete shumë persona. Financat do kenë mbështetjen e yjeve dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Shigjetari

Nuk duhet që gjithçka që thotë sot partneri/ja t’ia vini veshin deri në detaje. Sa më tolerantë të jeni aq më shumë do ti shijoni festat. Beqarët do kenë një ditë të qetë, ndërsa do e kalojnë kohën e lirë në shoqëri të miqve. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi duhet të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

Bricjapi

Dita e sotme karakterizohet nga tone të larta humori për ju të dashuruarit dhe do të jeni në mes të një ambienti që e njihni mirë. Partneri/ja dhe miqtë kanë përgatitur dhurata për ju. Beqarët edhe pse nuk do duan të bëjnë ndryshime në jetën e tyre, nuk do ju rezistojnë dot disa ftesave për takime. Financat do jenë të mira.

Ujori

Po mendoni që situata në të cilën ndodheni mund të ishte më e mirë por ju kënaqeni edhe me pak, kështu që do shijoni çdo moment të ditës në prani të partnerit/es. Beqarët nuk do e durojnë dot më vetminë, prandaj do bëjnë çmos për të nisur një lidhje dashurie. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me blerjet.

Peshqit

Edhe pse gjatë dimrit të gjithë duan që festat ti gjejnë në dëborë, ju që jeni fansa të detit do të gjeni mundësinë të jeni një ditë pranë tij, mjafton të keni pranë njeriun e zemrës. Beqarët do ndjehen mirë në takimet që do realizojnë, por nuk do duan të hedhin më shumë hapa se kaq. Financat nuk do kenë aspak probleme.